Gjatë vitit 2022, janë miratuar gjithsej 1 420 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 1 396 leje të miratuara në vitin 2021, duke shënuar një rritje prej 1.7 %.

 

Instituti i Statistikave publikoi sot raportin mbi lejet e ndërtimit, sipas së cilit, gjatë vitit 2022, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja është 2.667.497 m, nga 2.316.709 m miratuar në vitin 2021, duke shënuar një rritje prej 15.1 %.

 

Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 113 miliardë lekë në vitin 2022, nga 99.2 miliardë lekë miratuar gjatë vitit 2021, duke shënuar një rritje prej 14 %.

 

Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike në Tiranë, llogaritet 63 miliardë lekë për një sipërfaqe prej 1.808.369 m. Gjithsej u dhanë 382 leje për ndërtesa të reja./ATSH