Akuzohet për trafik kokaine, Belgjika dënon me 12 vite burg Ramazan Rrajën. Hetuesit belgë përgjuan Rrajën teksa fliste me një person tjetër për konteiner me banane ku kishte drogë. Grupit kriminal i janë sekuestruar 57 kg kokainë në Belgjikë, 50 kg kokainë në Holandë dhe 80 kg në Romë. Rraja është gjobitur dhe me 40 mijë euro. 

 

Gjatë gjykimit, Prokuroria Publike e cilësoi grupin si një organizatë kriminale “të lartë” që nxirrte fitime të mëdha nga kontrabanda dhe trafikimi i kokainës.