Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas tragjedisë së përplasjes së dy trenave në Greqi, ku humbën jetën 32 persona.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Begaj ka shprehur ngushëllimet ndaj familjeve të, teksa ka shtuar se “unë dhe Shqipëria qëndrojmë përkrah me popullin grek”.

“I tronditur nga tragjedia e përplasjes së trenit në Greqinë fqinje! Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave, ndërsa të mbijetuarve ju uroj shërim të shpejtë. Unë dhe Shqipëria qëndrojmë përkrah me popullin grek”, ka shkruar Begaj.