Një çiklist profesionit në San Marino i quajtur Antoni Tiberi u gjobit dhe u pezullua nga ekipi i tij pasi vrau me armë macen e një ministri.

 

Sportisti 21-vjeçar tregon se nuk ishte qëllimi i tij të vriste macen, por thjesht po provonte pushkën e tij me ajër kur ajo u shkrep drejtpërdrejt në kokën e felinit.

 

 

Por qëlloi që macja fatkeqe i përkiste fqinjit të tij, Federico Pedini Amati, me detyrë Ministër i Turizmit dhe Postës.

 

Zyrtari i lartë nuk e la që ngjarja të mbaronte me kaq dhe reagoi i nervozuar me gjobën 4000 dollarëshe që gjykata vendosi për çiklistin.

 

 

“Macja nuk bezdiste askënd. Ajo ishte pjesë e familjes prej shumë vitesh dhe vajza ime e vogël ishte shumë e lidhur me të. Nuk mund të vrasësh kafshën shtëpiake të dikujt dhe të shpëtosh me një gjobë”, u shpreh Pedini Amati.

 

Për këtë akt reagoi dhe ekipi i Trek-Segafredo, i cili e pezulloi Tiberin për 20 ditë dhe kërkoi prej tij që të shprehte keqardhjen për ngjarjen e ndodhur.