Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetëve prej përplasjeve të trenave në Greqi.

 

“I trishtuar dhe i dhimbshëm lajmi për përplasjen e trenave në Greqi, me pasojë humbjen e jetës dhe plagosjen e dhjetra njerëzve. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim, u shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave dhe të  lënduarve u uroj shërim të shpejtë.  Shpreh gjithashtu solidaritetin me Parlamentin e Greqisë, Kryetarin Tasoulas dhe popullin e Greqisë.  Lutemi dhe u jemi pranë në këto ditë dhimbjeje!”, shkruan Kryetarja Nikolla.