Prokuroria e Tiranës është duke kryer ballafaqimin mes sanitares Rozeta Dobi dhe ish-zyrtares Alda Klosi.

 

Sipas ABC News Rozeta Dobi u shoqërua nga burgu i grave në ambientet e Prokurorisë së Tiranës, më pas me urdhër të hetuesve është transportuar edhe Alda Klosi.

 

Kjo është hera e parë që ndodh ballafaqimi mes dy grave, që pas rrëfimit të sanitares, e cila deklaroi se nuk i kishte grabitur paratë nga shtëpia e ish-zyrtares, por vetë Klosi ia kishte dhënë për t’i ruajtur dhe se vjedhja ishte e inskenuar.

 

Çfarë deklaroi pastruesja Rozeta Dobi:

 

Nuk kam dijeni kush i sillte, por paratë vinin në çantë. Në dhjetor 2022 Alda ngaqë kishte konflikte me burrin më kërkoi t’i ruaja. Ditën që i mora me çantë i mora nga kasaforta, pasi Alda nuk ishte në shtëpi. Më tha ajo vetë merri në kasafortë. Ngjarjen e vjedhjes e inskenova pasi ajo donte të ngarkonte me përgjegjësi burrin atë ditë nuk kam marrë lekë.

 

Kujtojmë se mbi Alda Klosin rëndojnë tre akuza, pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe deklarim i rremë në hetuesi.