Kylie Jenner ka humbur pothuajse një milion fansa në Instagram. Ky largim masiv i ndjekësve erdhi pasi Kylie u akuzua për ‘tallje’ ndaj Selena Gomez gjatë ‘përplasjes’ viruale për vetullat. Selena kishte postuar një video në TikTok, duke bërë shaka se ajo “kishte laminuar aksidentalisht shumë vetullat e saj”.

 

Duke i dhënë asaj një pamje të re me një filter të Bella Hadid , Selena shkroi se do të dëshironte të dukej “po aq e bukur” sa supermodelja.Ajo tha: “Emri im… është Bella Hadid”, më pas në një video vijuese shtoi: “Në vend të kësaj, kjo jam unë. I laminova shumë vetullat e mia”.

 

 

Vetëm tre orë pas videos së Selenës, Kylie publikoi në story një foto të saj dhe të shoqes Hailey Bieber duke treguar një pamje nga afër të vetullave të tyre. Kylie postoi edhe një selfie të saj dhe shkroi “Ky ishte një aksident?”, duke shtuar spekulimet.

 

Fansat tani janë të bindur se dyshja po ‘talleshin’ me Selenën, dhe si rezultat, Kylie e përgënjeshtroi.

Kylie humbi të mërkurën 124,000 ndjekës e të nesërmen 38,000. Që nga e premtja, Kylie kishte humbur rreth 50,000 ndjekës e në kohën e publikimit, ajo humbi gjithsej mbi 750,000 duke humbur titullin si më e ndjekura.

 

Selena tani është femra më e ndjekur me 389 milionë fansa, ndërsa Kylie ka 379 milionë.