Kryeministri, Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e sotëm, duke ftuar qytetarët për të aplikuar për 400 vendet e reja të punës në Forcat e Armatosura.

 

Në një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan se rritja e pagave për ushtarakët i bën ata më të paguarit në rajon, e që më pas do të ketë një rritje tjetër për të barazuar në mesataraven e pagave të NATO-s.

 

“MIRËMËNGJES

 

dhe me ftesën për t’u bërë pjesë e 400 mundësive të reja të punësimit në Forcat e Armatosura Shqiptare, duke aplikuar në https://ëëë.mod.gov.al/rekrutim, pas rritjes së vijueshme të pagave për rreth 7 mijë ushtarakë, të cilët tanimë janë ndër më të paguarit në rajon, po do të jenë jo shumë larg nga sot në mesataren e pagave të NATO-s, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan Rama.