Partia e Lirisë është regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve këtë të enjte, më 2 mars.

 

PL u regjistrua si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për njësitë e qeverisjes vendore.

 

“Në respekt të Nenit 64 e në vijim të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, Partia e Lirisë është regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për njësitë e qeverisjes vendore, të datës 14 Maj”, thuhet në njoftimin për mediat.