Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës bëri një thirrje unanime për krijimin e një gjykate ndërkombëtare për krimet e luftës, ndërsa Rusia vazhdon të sulmojë Ukrainën.

 

”Gjykata në Hagë duhet të ndjekë penalisht liderët politikë dhe ushtarakë të Rusisë dhe aleates së saj, Bjellorusisë, që planifikuan, përgatitën ose inicuan agresionin në Ukrainë”, tha dje asambleja.

 

“Pa vendimin e tyre për të zhvilluar këtë luftë agresioni kundër Ukrainës, mizoritë që rrjedhin prej saj, si dhe shkatërrimi, vdekja dhe dëmet që rezultojnë nga lufta, përfshirë nga aktet e ligjshme të luftës, nuk do të kishin ndodhur”, theksoi asambleja.

 

Seanca plenare miratoi një rezolutë të bazuar në një raport të parlamentit zviceran, Damien Cottier.

 

”Një gjykatë e tillë duhet të miratohet dhe të mbështetet nga sa më shumë shtete dhe organizata ndërkombëtare, dhe veçanërisht nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara”, tha asambleja.

 

”Këshilli i Evropës duhet të marrë një rol aktiv drejtues dhe të ofrojë mbështetje konkrete”, tha Cottier.

 

Këshilli i Evropës nuk është organ i BE-së.

 

Ai monitoron respektimin e të drejtave të njeriut në 46 shtetet e tij anëtare.

 

Rusia u largua marsin e kaluar.