Autoritetet ruse kanë arrestuar një burrë që dyshohet se hyri në shtëpinë e shkencëtarit për të vjedhur para

 

Virologu rus Andrei Botykov , i cili kishte kontribuar në zhvillimin e vaksinës Sputnik-V kundër koronavirusit , u gjet i vdekur me shenja mbytjeje nga një rrip.  

Trupi u gjet dje të enjten brenda banesës së shkencëtarit, në veriperëndim të Moskës, raporton Daily Mail.

 

Botikoff ishte një studiues i lartë në Qendrën Kombëtare

 

të Kërkimeve për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë dhe kishte punuar gjithashtu në Institutin Shtetëror të Virologjisë.

 

Ai ishte shpërblyer me një medalje për kontributin e tij në krijimin e vaksinës Sputnik V. Një 29-vjeçar, Alexei Zmanovsky (foto më poshtë), tashmë është arrestuar, i cili dyshohet se vrau virologun kur hyri në shtëpinë e tij pas një përleshjeje me njeri - tjetrin për para.

Sipas Daily Mail, i riu ka pranuar krimin gjatë marrjes në pyetje. Mediat ruse raportojnë se ai ka qenë  dënuar më parë me 10 vjet burg me akuzën e përdhunimit.