Pasi Gjykata e Apelit i la në dorë vulën, Enkelejd Alibeaj do të mbledhë grupin parlamentar të PD-së, ditën e hënë.

Mësohet se Alibeaj do të mbledhë grupin parlamentar në orën 12:00.

 

 

Ndërkohë në rend dite do të jetë situata politike dhe qëndrimi i grupit mbi zhvillimet e fundit në raport me zgjedhjet lokale të 14 majit.