Klaudia Lata është një ndër katër të rinjtë shqiptarë që mbetën, viktima të aksidentit tragjik hekurudhor të së martës mbrëma në Tempi të Greqisë.

Sipas Protothema, 21 vjeçarja ishte një studente e shkëlqyer në Degën e Mjekësisë në Shkollën Ushtarake të Trupave të Oficerëve.

Studentja shkoi në Patra dhe hipi në tren për t’u kthyer në shkollën e saj.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se prindërit të cilët jetojnë në një fshat të Larisës, i kërkuan asaj të kalonte edhe pranë tyre. “Ndalu që të të shohim”, i thanë.

Megjithatë, ajo nuk pranoi, për të shkuar më shpejt në Selanik. Siç shkruan Protothema, e reja iu shpjegoi se donte të pushonte  disa orë, për të filluar leximin. Por fati kishte rezervuar një tjetër rrjedhë për të.

Klaudia kishte dy vëllezër e motra, motrën e saj Xheni dhe vëllanë Elvi.