Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përkujtoi sot 25-vjetorin e betejës së Prekazit, ku mbeti i vrare komandanti legjendar Adem Jashri si anëtarët e tjerë të familjes së tij.

 

“Sot në këtë 25-vjetor të Betejës së Prekazit, nderojmë me respekt heroin dhe komandantin legjendar, Adem Jasharin, si edhe dëshmorët e lirisë të cilët dhanë jetën në këtë betejë pas tri ditëve rezistencë dhe heroizëm”, u shpreh Presidenti.

 

Begaj vuri në dukje se do të duhej qëndresa dhe heroizmi i Adem Jasharit dhe i familjes së tij që Kosova të fillonte një epokë të re, atë të lirisë dhe demokracisë.

 

“Ata janë guri i themelit të lirisë së saj. Lavdi veprës heroike te Komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës”, deklaroi Presidenti Begaj.

 

Më 5, 6 dhe 7 mars 1998, për herë të tretë nga forcat serbe rrethohet familja Jashari.  Adem Jashari me 21 anëtarët e familjes për tri ditë rresht u bënë rezistencë forcave serbe.

 

Në shenjë solidariteti me rezistencën e familjes së Adem Jasharit iu bashkëngjiten edhe lagjja Jashari e Prekazit.

 

Në këtë betejë ndërmjet forcave serbe dhe familjes Jashari mbetën të vrarë 20 anëtarë të familjes Jashari dhe 34 anëtarë të lagjes Jashari nga Prekazi.