Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, duket se ka prerë çdo mundësi bashkëpunimi me Enkelejd Alibeaj që tashmë sipas gjykatës do të ketë vulën për të regjistruar kandiddatët në zgjedhjet e 14 Majit.

 

Në një takim me kandidatët e primareve Berisha tha se vendimi për hapat e mëtejshëm do të merret pas mbledhjes së sotme në Këshillin Kombëtar.

 

“Nuk besoj se ka demokratë që mund të bashkohet me dyshen Alibasha- Brava. E vërteta është që së shpejti do të jemi në pushtet jo për karrigen si të tillë, por për t’i dhënë Shqipërisë ndryshimin që meriton. Le të vazhdojmë këtë betejë të bindur e të sigurtë në fitoren tonë. Të flasim në mënyrë të hapur, në mënyrë që sot pasdite Këshilli Kombëtar të marr vendime mbi qëndrimet që do të adaptojë në këtë situatë, PD”, u shpreh Berisha.