Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë homazhe në nder të Prof. Dr Isuf Kalo, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë.

 

Berisha ka shprehu ngushëllime për Kalon, për të cilin thotë se ka humbur një mik prej shuam dekadash.

 

Kryedemokrati vlerësoi kontributin e Kalos në mjekësi, kryesisht në shkencën e diabetologjisë, si dhe në standardizimin e shërbimeve mjekësore.

 

“Erdha të shpreh nderimin, ngushëllimet, dhimbjen për humbjen e një miku, me të cilin na bashkon një miqësi e pasionuar në shumë dekada. Prof. Dr. Isuf Kalo u nda nga jeta, por ai ka pasur dhe ka lënë një kontribut të çmuar në Shqipëri dhe Europë, në shkencën e diabetologjisë, si dhe në standardizimin e shërbimeve mjekësore. Shpreh edhe njëherë ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të profesor doktor Isuf Kalos”,-tha Berisha.