Industria e prodhimit të vezëve në vend, gjatë 5-mujorit të parë të këtij viti, ka shumëfishuar eksportet e vezëve në sasi dhe në vlerë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se, “në 5-mujorin e parë të vitit 2024 u eksportuan 1145.73 ton vezë në një vlerë prej 168.38 milion lekë”.

Zgjerimi i komplekseve të pularisë jo vetëm që ka rritur standardet e kësaj industrie në vendin tonë, por ka shtuar prodhimin e vezëve, një pjesë e të cilave plotësojnë kërkesat e tregut të brendshëm, por e edhe eksportojnë në vendet e rajonit dhe më gjerë.

Denaj tha se, kjo sasi reflekton jo vetëm kërkesën e madhe për eksport, por edhe cilësinë e vezëve të Klasit B, për të cilat Shqipëria është e autorizuar të eksportojë në tregun europian.

“Vezët tona janë një burim esencial ushqimor dhe një pasuri e çmuar për ekonominë tonë”, tha Denaj./ata