Gjykata e Posaçme ka urdhëruar shoqërim të detyrueshëm në gjykatë të Luftar Reçit, të penduarit të drejtësisë, në procesin ndaj të akuzuarve për vrasjen e Klodian Saliut e Vajdin Lamajt.

 

Sipas News 24 Reçi përmes një letre nga burgu, i ka kërkuar gjykatës të dëshmonte përmes “Skype”, pasi është shprehur se paraqitja e tij në gjykatë nuk është e mundur për arsye shëndetësore.

 

“Nuk kam më mundësi e as fuqi të paraqitem në gjyq. Kam ardhur 5 herë dhe gjyqi është shtyrë. Unë jam paraqitur për respekt të drejtësisë. Jam i sëmurë prej vitesh me diabet dhe probleme të tjera shëndetësore. Kërkoj të dëshmoj me skype. Nëse avokatët kanë dyshime, të jenë prezentë tek unë dhe 2-3 gazetarë. Kam arsye shëndetësore dhe sigurie vajtje-ardhje. Ardhja ime në gjykatë është si të dërgosh qengjin mes ujqërve”, thuhej në deklaratën e Reçit.