Është miratuar nga Këshilli i Etikës kërkesa e socialistëve për  përjashtimin e kryetarit të PD,  Sali Berishës dhe 4 deputetëve të tjerë të PD,  pasi bllokuan dje foltoren dhe punimet e Kuvendit.

 

Është përjashtuar për 10 ditë Sali Berisha, Edi Paloka, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Belind Këlliçi.

 

Partia Socialiste i dërgoi kërkesën për përjashtim të grupit të Berishës kryeparlamentares Lindita Nikolla pasi nga debatet dje në sallën e Kuvendit, ish-kryeministri bashkë me deputetë të tjerë  bllokuan foltoren.