Salianji ka qenë edhe vetë i pranishëm në gjykatë, i shoqëruar edhe nga avokati i tij Ledio Braho.
Në mbështetje të Salianjit në sallën e gjyqit ndodhen edhe dy deputetët demokratë, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi.
Ndërkohë burime për BW bëjnë me dije se Salianji ka kërkuar përjashtimin e relatoren Edlira Petri nga seanca.
Kjo pasi sipas tij, ajo ka lidhje familjare me të gjithë personat që janë palë në gjykim.
“Përjashtimi i Petrit ka të bëjë me papajtueshmëri ose lidhje familjare me personat që janë palë në gjykim. Shkak për përjashtimin, pasi bashkëshorti i saj Sokol Sadushi ka shqyrtuar në Gjykatën e Lartë një rekurs të bërë nga palët”, tha Salianji.
Kujtojmë se Salianji denoncoi më herët lidhjet e pretenduara sipas tij të vëllait të Fatmir Xhafës, Geronit, me krimin e organizuar.
Por lidhur me denoncimet e tij u hap një hetim penal me kallëzimin e Agron Xhafajt, ku Salianji akuzohet për shpifje.
Salianji u dërgua me 1 vit burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, ndërkohë që të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët që kanë pasur në shqyrtim çështjen, janë shkarkuar nga organet e Vetingut.