Të kthehesh pas më 5 maj të 1913-s, pa rrëfime të ngjyrosura, por me simbolin më të vyer

të historisë së Shqipërisë: pullat postare.

 

Me to, përjeton gjithashtu rrugëtimin 110-vjeçar të Postës Shqiptare; kupton thellësisht

konsolidimin e shërbimeve të saj postare, konkretisht se çfarë e bën të jetë shoqëria më e

madhe tregtare në vend.

 

Bëhet fjalë për shumë emisione pullash, me tipare unike e shprehëse. Koleksionistët ndajnë

të njëjtin mendim përsa i takon pasurisë së çmuar të Postës Shqiptare. Sipas tyre, pullat

gëzojnë tematika spikatëse, të cilat pasqyrojnë më së miri jo vetëm historinë, por edhe

trashëgiminë natyrore e kulturore të Shqipërisë.

 

Rrugëtimi drejt së ardhmes është i pandalshëm, sikurse puna e vazhdueshme e Postës

Shqiptare për të tjera emisione pullash, cilësore e plot vlera.

 

Është treguar kujdes që temat kombëtare të zënë vendin më të madh në emëtimin e tyre;

figurat atdhetare gjithashtu zënë hapësirë të rëndësishme. I njëjti përkushtim shfaqet për

emisionet “Flora” dhe “Fauna”, por edhe për evenimentet, aktivitetet dhe figurat e shquara

ndërkombëtare nën ciklin e emisionit “Europa”.

 

Paraqitja e pullave s’mund të cilësohet veçse dinjitoze, jo vetëm për shkak të futjes së

elementeve të reja filatelike, por edhe nga ana cilësore e kompozicionale.

 

Larmishmëria e tyre, është impresionuese. Pikërisht për këtë arsye – që shoqëron misionin e Posta Shqiptare për t’i folur gjeneratave të reja të vërtetën e rrënjëve të tyre – është ngritur një hapësirë e dedikuar, ku ekspozohen pullat e emëtuara ndër vite, si dhe objekte të vjetra autentike të Postës.

 

Posta Shqiptare nuk është thjesht një institucion që ofron shërbime utilitare. Angazhimi i saj në ruajtjen dhe pasurimin e pullave postare, edhe në sajë të ngritjes së një galerie të kuruar, e dëshmon më së miri këtë.

 

Posta Shqiptare kontribuon me perfeksionizëm për mirëqenien e qytetarëve dhe të vendit,

duke mos harruar se njohja e së shkuarës parashtron të ardhme premtuese.

 

Për të gjithë ju të interesuarit, mund t’i drejtoheni sektorit filatelik dhe porositë tuaja mund

t’i dërgoni me email në adresën fizike, ose në email-et e shkruara në website-n e Posta

Shqiptare.