Një grua 70-vjeçare ka vdekur në Indinë jugore pasi u sulmua nga një tufë majmunësh të tërbuar ndërsa po shkonte për në tualet.

 

Chataraboina Narsavva ishte në shtëpi në fshatin e saj Kamareddy të Telangana-s kur krijesat agresive u sulmuan mbi të.

 

Pensionistja, e cila jetonte me vajzën e saj në fshatin Ramareddy, ishte vetëm në momentin e sulmit.Vajza e saj, e cila kishte qenë larg për një martesë, më vonë e dërgoi nënën e saj në spital, por vdiq nga plagët e marra.

 

Në fakt, policia tha se Narsavva rrëshqiti dhe goditi kokën në dysheme.

 

Ajo mori plagë nga të cilat vdiq më vonë teksa u përpoq t'i shpëtonte turmës së majmunëve.

 

Inspektori shtoi se gruaja nuk ishte kafshuar nga majmunët gjatë sulmit.

 

“Ne kemi kuptuar përmes banorëve vendas se kur majmunët e sulmuan, ajo u përpoq të arratisej. Në proces ajo rrëshqiti dhe u rrëzua. Ajo pësoi lëndime në kokë dhe vdiq”, tha inspektori i rrethit të stacionit policor Ramareddy.

 

Familja e Narsavva e ka djegur trupin sic është traditë.

 

Ky sulm ishte i fundit në një varg të gjatë tragjedish të lidhura me majmunët në Indi, e cila është shtëpia e miliona primatëve.

 

Vitin e kaluar, një vajzë pesëvjeçare vdiq pasi u mbyt nga majmunët e egër në shtetin Uttar Pradesh.