Një 32-vjeçar me inicialet L.D., ka ndërruar jetë në ambientet e jashtme të një qendre tregtare, pasi është dëmtuar nga një mjet pune (pirun) që drejtohej nga shtetasi E. D., 61 vjeç.

 

Fillimisht 32-vjeçari u dërgua i plagosur në Spitalin e Traumës, ku ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

 

61-vjeçari E.D., që drejtonte pirunin është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

 

“Paraditen e sotme, në ambientet e jashtme të një qendre tregtare, dyshohet se shtetasi L. D., 32 vjeç, punonjës i kësaj qendre tregtare, është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune (pirun) që drejtohej nga shtetasi E. D., 61 vjeç.

 

Shtetasi L. D. është dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas disa orësh ka ndërruar jetë, për shkak të plagëve të marra.

 

Shtetasi E. D. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale”-njofton policia.

 

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.