Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar gratë dhe vajzat për  festën e 8 Marsit.

 

 

“Për gratë dhe vajzat e Shqipërisë po ndryshojmë shumë gjëra. Por fokusi ynë është në çka nuk kemi arritur të ndryshojmë deri më tani.

 

Shanset e barabarta janë axhenda e Kuvendit, institucioneve dhe shoqërisë.

 

Të gjitha ne së bashku, 50 gra në Kuvend dhe 13 në Qeveri, po u hapin rrugën fuqizimit të  grave e vajzave në jetën politike, tregun e punës, jetën ekonomike, familje e komunitet.

 

Gëzuar  8 marsin!”, tha Nikolla.