Orët e fundit ka dalë ajo që mund të jetë një bombë e vërtetë në marrëdhënien mes Gerard Pique dhe Clara Chia. Ish-futbollisti mund të jetë duke menduar të marrë një vendim në lidhje me të dashurën e tij aktuale, duke bërë diçka që nuk e ka bërë kurrë në lidhjen e mëparshme me Shakirën. Nëse thashethemet janë të vërteta, mund të jetë një motiv i mëtejshëm që këngëtarja të zemërohet me të. Ndoshta do të kemi edhe një referencë për të në një këngë të ardhshme.

 

Sipas programit ‘Fiesta’, ish-lojtari i Barcelonës dhe Clara Chia mund të martohen pasi “janë shumë të dashuruar”. Kujtojmë që Pique dhe Shakira, të cilët në lidhjen e tyre 11-vjeçare kishin dy fëmijë, nuk u martuan.

Edhe pse në këtë rast mund të ketë të bëjë më shumë me Shakirën sesa me Piquen, pasi këngëtarja nuk ishte pro një dasme, siç e pranoi edhe në disa deklarata të së shkuarës.

 

 

“Më frikëson shumë. Nuk dua që ai të më shohë si grua, preferoj që ai të më shohë si të dashurën e tij”, tha Shakira më parë.

 

Gjithçka që ka të bëjë me Pique-n dhe Klarën ka qenë një burim zemërimi për Shakirën, siç e ka treguar ajo në tekstet e saj të fundit në ‘BZRP Music Sessions 53’. Kënga është bërë një hit në mbarë botën, duke e bërë ndarjen e saj nga ish-lojtari i Barcelonës një pikë të pashmangshme bisede publike.

 

Sa i përket Pique dhe Clara Chia, marrëdhënia e tyre po forcohet çdo ditë e më shumë. Ata prej javësh jetojnë së bashku, zyrtarisht, në një apartament që ish-futbollisti ka në një nga zonat më luksoze të Barcelonës.

 

Tani ka filluar të flitet dhe për dasmë. Sipas burimeve Clara nuk do që të jetë një dasmë e madhe, ajo e do të jetë diçka shumë intime.