Një gazetar ukrainas ka shpërndarë një video, ku shihet sesi një kamion mbushet me arkivole të përgatitura për ushtarët e mobilizuar rusë.

Denys Kazanskyi postoi videon nga qyteti i pushtuar ukrainas Khrustalnyi në rajonin e Luhanskut.

Moska mëton të marrë nën kontroll tërë Luhanskun dhe rajonin fqinj Donetskun, por deri më tani ka pësuar humbje shumë të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.

 

Kujtojmë që në këtë rajon të Ukrainës nga fillimi i luftës zhvillohen luftime të ashpra mes rusëve dhe ukrainasve, dhe vazhdimisht të dyja palët pretendojnë se kanë korrur fitore.

E Kievi vazhdimisht thekson, se nuk do të lejojnë që as edhe një pëllëmbë e territorit të Ukrainës të ndahet dhe t’i bashkohet Rusisë.