UEFA do të rimbursojë të gjithë tifozët e Liverpool-it që morën pjesë në finalen e Ligës së Kampionëve në Paris më 28 maj, e cila filloi me pothuajse 40 minuta vonesë për shkak të problemeve të rendit publik.

 

Qindra tifozë të pafajshëm u sulmuan nga policia, e cila përdori edhe gaz lotsjellës ndaj tyre. Për këtë, UEFA ka gati një skemë për te rimbursuar 19,618 biletat e blera nga tifozët e Liverpool-it për finalen  kundër Real Madridit.

 

 

“The Reds” u detyruar të presin për një kohë të gjatë jashtë stadiumit ndërsa në përfundim të ndeshjes  ranë u grabitën nda vendasit.

 

“Ne njohim eksperiencat negative që kanë pasur këta tifozë dhe përmes këtij programi do të kompensojmë ata që blenë bileta dhe që janë prekur më shumë nga vështirësitë për të hyrë në stadium”, tha TheodoreTheodoridis, Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s.

 

 

Edhe pse fillimisht organi drejtues i futbollit Europian fajësoi tifozët e Liverpool-it pasi ata kishin mbërritur me vonesë në stadium si dhe kishin përdor  bileta false për t’u future në stadium në fund pas rishikimit dhe të pamjeve, çdo gjë ishte e qartë. Pas fitores së spanjollëvë, shumë prej tifozëve anglezë u grabitën dhe u dhunuan  duke e kthyer atë natë si një nga më të errëta të jetës së tyre.