Policia britanike ka arrestuar 3 shqiptarë për trafikim lëndësh narkotike pasi zbuloi më 2 dhjetor një fermë “të sofistikuar” kanabisi në Southfield Road.

 

Gerald Dosku, 26 vjeç, Keli Biçaku, 35 vjeç dhe Bledar Bardhi, 32 vjeç janë deklaruar fajtorë dhe tashmë do të vuajnë një vit e gjysmë burgim.

Shqiptarët tentuan të arratiseshin duke u fshehur në çatinë e ndërtesës në përpjekje për të shmangur kapjen, megjithatë, objekti u rrethua shpejt.

Kanabisi i gjetur u vlerësua rreth 200 mijë £. Njësia e specializuar e dronëve ishte e para në vendngjarje, pasi policia u telefonua nga banorët aty pranë.