Kryekomisioneri Iirjan Celibashi tha se dokumentacioni i paraqitur nga përfaqësuesit e Enkelejd Alibejat për regjistrimin e PD-së në KQZ, nuk është i plotë.

 

Kështu ai nuk ka regjistruar PD në zgjedhje por i ka dhënë 48 orë kohë Lulzim Bashës, që figuron kryetar sipas regjistrimit të partisë në gjykatë që të plotësojë dokumentacionin.

 

“Të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD, bazuar në dokumente zyrtare e ka Basha. Dokumentacioni duhet të jetë në përputhje me nenin 64. Sipas vlerësimit tim, duhet qe akti autorizues te jetë i qartë, kush e lëshon autorizimin, për kë, dhe veprimet që duhet të bëjnë të autorizuarit. Për të parën është e qartë, nuk kemi paqartësi edhe me personat që autorizohen, të komponenti i 3-të. Nga vlerësimi që i kemi bërë autorizimit për përfaqësuesin, Indrit Sefa, ky dokument nuk është i plotë. Unë vlerësoj se ky dokumentacion nuk është i plotë dhe me përputhje të plotë me kodin zgjedhor. Sipas vlerësimit tim në përputhej me këtë parashikohet duhet të akti autorizues të jetë i qartë. Të jetë e qartë kush e lëshon autorizimin dhe përmbajtja. Ndaj ju jap 48 orë kohë për të bërë plotësimet e kërkuara”,– tha Celibashi.