Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur prishjen e njëmbëdhjetë objekteve të ndërtuara në gjurmën ku do të ndërtohet Unaza e Madhe e Tiranës.

 

Katër objekte janë në segmentin e Lotit të 1, nga Bregu i Lumit te Sheshi Shqiponja, ndërkohë që shtatë objektet e tjerë janë në segmentin rrugor të lotit nr.6 në njësinë bashkiake nr.4.

 

Pronarët e këtyre objekteve, janë trajtuar me shpronësim për interes publik.

 

Bëhet fjalë për segmentin rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri Tiranë.