Kryeministri Edi Rama u shpreh krenar për të riun shqiptar Eklent Kaçi, i cili u shpall kampion bote në sportin e bilardos në disiplinën “10-ball”.

 

“Krenarë për të rinj shqiptarë si Eklent Kaçi, i cili është është shpallur kampion bote në sportin e bilardos në disiplinën “10-ball””, tha Rama në një postim në rrjetet sociale.

 

Rama theksoi se “në turneun e zhvilluar në Las Vegas 24-vjeçari shqiptar nga Kurbini mposhti në finale numrin një në botë, spanjollin Francesco Ruiz Sanchez, me rezultatin 10-7 dhe u bë kampion bote për të dytën herë”,

 

Eklent Kaçi u shpall kampion bote në sportin e bilardos në disiplinën e dhjetëshit. Kaçi mposhti emra mjaft të mëdhenj në rrugëtimin e tij për të dalë kampion bote. Në çerekfinale Kaçi triumfoi kundër amerikanit Shane Van Boening, kurse në gjysmëfinale mposhti gjermanin Joshua Filler.