Fishat e diabetit janë falas për të moshuarit mbi  65 vjeç. Kryeministri Edi Rama thekson se nga kjo kanë përfituar rreth 50 mijë përfitues.

 

 

''Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se fishat e diabetit tashmë garantohen falas për të moshuarit mbi 65 vjeç, duke u kursyer gjysheve dhe gjyshërve të paktën 1 pension mujor në vit, ju uroj një ditë të mbarë!'- shkruan Rama.

Qeveria ka vendosur zgjerimin e fashës përfituese dhe nëse deri tani kjo kategori përfshinte fëmijët dhe të rinjtë deri 25 vjeç dhe për vitin 2023 do të përfitojnë edhe pensionistët +65 vjeç. Mbi 50 mijë pensionistë do të përfitojnë nga kjo masë.