Moderatorja Fatma Methasani foli për herë të parë për ndarjen nga Alfio Rrotani dhe bashkë-prindërimin.

 

Në një intervistë me Revista Bordo, Fatma u shpreh shkurt duke thënë: “Ajo çfarë dihet është që Alfio dhe unë jemi prindër të Noahs, ai është dielli i ditëve tona. Para syve të bukur të Noahs, ne jemi dy prindër që e tejmbushim me dashuri dhe respektojmë njëri-tjetrin.”

 

Në Instagram, ata ndjekin (sërish) njëri-tjetrin, Alfio i komenton në fotot me djalin e tyre, çka nënkupton se mund të kenë zgjidhur çdo mosmarrëveshje dhe të kenë sot një raport korrekt si prindërit e Noahs.

 

Në nëntor të vitit të kaluar, Alfio konfirmoi thashethemet e ndarjes. “Unë dhe Fatma nuk jemi më së bashku nga pothuajse një vit,” shkroi ai. "Motivet janë shumë personale dhe individuale, nuk kanë absolutisht të bëjnë me tradhti ose rrethana të tjera që qarkullojnë në rrjet."

 

Fatma dhe Alfio bënë publike raportin në vitin 2019, pas 3 vitesh lidhje. 2020-ta solli në jetën e tyre vogëlushin Noah dhe propozimin për martesë.