Mesfushori dhe kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka, e pranoi se barazimi (2-2) me Sportingun, në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave të Europa Legue-s, ishte një provë e vështirë për liderët e Premier League-s.

 

“Është gjithmonë e vështirë të luash kundër ekipeve portugeze. Ato janë shumë të disiplinuara dhe kanë lojtarë me nivel të mirë teknik. Por ne duhet ta pranojmë barazimin 2-2 dhe ta sigurojmë kualifikimin në Londër”, deklaroi shqiptari për BT Sport.

Më tej mesfushori i “Topçinjve” e pranon se skuadra e tij dhe mund të kthehej me rezultat negative nga Portugalia.

 

 

“Ne e nisëm lojën mirë, por pësuam lehtësisht dy gola, që për një ndeshje të këtij niveli janë shumë. Kjo nuk mund të ndodhë. Në pjesën e dytë kishim kontrollin e lojës, mund të kishim fituar, por gjithashtu mund të humbisnim, prandaj duhet ta pranojmë rezultatin”.