Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un është fotografuar duke kaluar “kohë cilësore” me vajzën e tij. Më konkretisht, Kim Jong Un dhe vajza e tij po mbikëqyrnin lëshimin e një rakete.

 

Media shtetërore raportoi të premten se Kim kishte urdhëruar ushtrinë të intensifikonte stërvitjet për të penguar dhe për t’iu përgjigjur një “lufte të vërtetë” nëse është e nevojshme. Po ashtu, sipas asaj që raporton media në vend, demonstrimi i zjarrit drejtpërdrejt i “mbikëqyrur nga lideri dhe vajza e tij dëshmoi aftësitë e vendit.”

 

Ushtria e vendit lëshoi një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi në brigjet e saj perëndimore të enjten.

 

Nga ana tjetër, ushtria e Koresë së Jugut po analizonte mundësitë që Veriu mund të ketë lëshuar disa raketa njëkohësisht nga e njëjta zonë.