rupi i pa jetë i një 60-vjeçari është gjetur në fshatin Korie të Divjakës. Policia bën me dije se  trupi i dekompozuar u gjet në një kanal vaditës.

 

I moshuari ishte shpallur në kërkim që në datën 30 Janar të këtij viti pas një denoncimi të kryer nga familjarët e tij. Grupi hetimor po merret me zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

“Më datë 11.03.2023, rreth orës 10:00, në një kanal vaditës në fshatin Korie, Divjakë, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit R. P., 60 vjeç, banues në Këmishtaj.Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 30.01.2023, nga Komisariati i Policisë Divjakë, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes”, njofton policia./ Opinion.al