Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka investuar për të shkatërruar demokratët.

 

 

Nga Korça ku prezantohet kandidatja e opozitës për këtë bashki, Spaho tha se Rama ka frikë nga demokratët pasi sipas tij, PD dhe Berisha janë të vetmit që mund të rrëzojnë kryeministrin nga pushteti.

Spaho komentoi edhe zhvillimet e fundit për regjistrimin në KQZ për zgjedhjet vendore. Sipas tij, nuk ka vulë dhe asnjë regjistrim që mund të pengojë opozitën për fitoren më 14 maj.

 

Spaho: Këto janë zgjedhje politike. Tregojnë forcën dhe vrullin e PD-së. Prej 2 vjetësh po përpiqen të godasin pluralizmin në Shqipëri. Brenda dhe jashtë vendit kanë sulmuar PD-në dhe Berishën. Kanë frikë nga ne, ka frikë Edi Rama. Sepse e di që nëse ka një person që e rrëzon nga pushteti, është Berisha dhe demokratët.

Ndaj investoi për ta shpallur non-grata, për ta eleminuar PD-në. A ka mundësi që të heqim dorë ne nga pluralizmi? Ne që në 90-ën luftuar përë demokracinë dhe pluralizmin? Nuk ka asnjë mundësi. Ne do ua tregojmë atyre në 14 maj, jo vetëm në bashkinë e Korçës. Nuk ka vulë dhe regjistrim që ndal fitoren tonë. Ne do i dalim Zot demokracisë, përpara drejt fitores në 14 maj.