Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u prit në një takim nga Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev, në kuadër të “Global Baku Forum”.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Begaj ndau momente nga ky takim.

 

“Bisedimet tona u fokusuan tek çështjet e energjisë dhe rajoni, si dhe tek mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe turizmit”, theksoi Begaj.

 

Gjatë takimit presidenti Begaj shprehu besimin se fryma e bashkëpunimit dhe e mirëkuptimit që ekziston midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit do të çojë përpara marrëdhënien mes dy vendeve.