Kjo është Mimoza Paja, banakierja e cila mbeti viktimë pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në një lokal në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

 

Mësohet se Paja jetonte me qira vetëm disa metra larg lokalit ku mbeti e vrarë, me djalin e saj Sajmirin dhe mbesën 10-vjeçare, Rea. Kjo e fundit është vajza e vajzës së saj nga një martesë e mëparshme, teksa pasi ishte martuar së dyti, e vogla rrinte me gjyshen.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme rreth orës 21:05, në lokalin në pronësi të Fajton Muratit, një person me precedentë të mëparshëm penal, ndërsa nga të shtënat u plagos xhaxhai i këtij të fundit, Sehat Murati dhe katër të tjerë Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli. Po ashtu e lënduar ka mbetur dhe një 10-vjeçare, e cila është mbesa e viktimës.