Viti 2022 u mbyll me nivel tjetër rekord të humbjeve në rrjetin shpërndarës të OSHEE.

 

Sipas të dhënave, niveli i humbjeve nga 45% në vitin 2013-n, zbriti në 19.7% në fund të 2022-shiti. Në fund të 2021 ishin 20.62.

 

Pavarësisht vështirësive në importe, për shkak të çmimeve jashtëzakonisht të larta në tregjet ndërkombëtare, mungesës së investimeve apo edhe pandemisë,OSHEE arriti të reduktonte humbjet në rrjet duke rritur faturimin dhe ulur abuzimet.

 

Referuar statistikave në vitin 2013, OSHEE arrinte të mblidhte vetëm 38 % të energjisë së konsumuar.

 

OSHEE thotë se rezultatet e arritura janë falë kontrolleve të shtuara në terren.

 

“Janë rreth 100 mijë MWh energji elektrike të rikuperuara në 2022 me efekt pozitiv disa milionë euro, ku në kushtet e krizës globale të çmimeve marin vlerë të shtuar. Falë 400.000 veprimeve dhe proceseve në terren, kontrolleve rigoroze, prerje debitorësh, identifikim të abuzuesve, sot kemi një nivel humbjesh 19.7% nga 20.62% të 2021, pa harruar nivelin 45% kur nisi reforma 8 vite më pare”, bën të ditur OSHEE./ATSH