Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në Kukës, ku u aksidentua një këmbësor.

Drejtuesi i mjetit tip “Daimler Chrysler, 39-vjeçari me iniciale M. S. ka përplasur këmbësorin me iniciale D. Xh., i cili është dërguan në Spitalin e Traumës për kontrolle të specializuara.

“Sot, rreth orës 09:30, në qytetin e Kukësit, automjeti tip “Daimler Chrysler ” me drejtues shtetasin M. S., 39 vjeç, banues në Krumë, ka përplasur këmbësorin shtetasin D. Xh. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar këmbësori shtetasi D. Xh., i cili po merr mjekim të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë”, njofton policia.

 

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme.

 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.