Një shpërthim më lëndë plasëse ka ndodhur në fshatin Ungrej të Lezhës, aty ku ka shpërthyer lëndë plasëse në verandën e banesës.

 

 

Shpërthimi i eksplozivit ka ndodhur në banesën e 57-vjeçarit me iniciale P. P. Për pasojë janë shënuar vetëm dëme materiale.

 

Ende nuk dihet se kush ka qenë autori i vendosjes së lëndës plasëse, por hetimet po vijojnë për të zbardhur më shumë ngjarjen.

 

 

Njoftimi policisë: 

 

Lezhë / Informacion paraprak

 

Rreth orës 02:00, në fshatin Ungrej, në verandën e banesës së shtetasit P. P. 57 vjeç, ka shpërthyer lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

 

Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle në terren dhe në ambiente të dyshuara, për gjetjen dhe arrestimin e autorit/ve.

 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/re.