Java ka nisur sërish me rënie të euros dhe dollarit amerikan. Euro ka rënë nën nivelin e 114 lekëve.

 

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 113.97 lekë që është vlera më e ulët i vitit 2023. Ndërsa një dollar amerikan këmbëhet sot me 106.80.

 

Rënia ka nisur prej fillimit të muajit mars, një periudhë jo e zakontë kjo për këtë trend të monedhës europiane. 

 

Kjo zbritje e euros këtë periudhë është e ngjashme me trendin e shënuar në dhjetor, kur euro arriti nivelin më të ulët historik 112.8 lekë në 28 dhjetor 2022.