Deputeti demokrat, Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me regjistrimin e PD-së në zgjedhjet lokale të 14 Majit dhe vendimin e fundit të KAS që vendosi të mos marrë në shqyrtim asnjë nga ankimimet e të dyja grupimeve atij të Alibeaj dhe grupit të Berishës.

 

Përmes një postimi në Twitter, Bardhi theksoi se kryekomisioneri Celibashi ka detyrim ligjor të shprehet menjëherë për kërkesën për regjistrim të bërë nga PD.

 

Bardhi nënvizon se çdo zvarritje që bëhet është e paligjshme dhe e papranueshme.

 

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka detyrimin ligjor të shprehet menjeherë për kërkesën e PD për regjistrim. Zvarritja që ai po bën, është e paligjshme, është e papranueshme. Ai kishte detyrimin të merrte vendimin të shtunën në orën 10:00. Edhe KAS-i konstaton se vendimi i tij ka rënë nga fuqia në orën 10 të datës 11.03.2023. Pse po fshihet Ilirjan Celibashi? Cili është interesi i tij politik për zvarritjen e vendimmarrjes? Përgjigja është vetëm një: Ilirjan Celibashi po pengon politikisht regjistrimin e PD”-shkruan Bardhi.