Deri në orët e mesditës parashikohet që kthjellimet të jenë mbizotëruese në pothujase gjithë vendin tonë, ku intervalet e gjata me diell do të jenë më prezente në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët.

 

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të kemi shtim gradual të vranësirave të cilat më të dukshme priten të jenë në zonat veriore të territorit shqiptar, por nuk do të mund të sjellin reshje.

 

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 22°C.

 

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor kryesisht duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.