Mëngjesin e kësaj të mërkure, kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto të Bubqit me banesat e ndërtuara pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019.

 

Kreu i qeverisë shkruan se Bubqi është rilindur pas rrënimit teksa shton se godina e ndërtuar do të ofrojë të gjithë shërbimet publike, teksa ka përmendur edhe palestrën dhe amfiteatrin.

 

“Dhe nga Bubqi i rilindur pas rrënimit, tashmë edhe me godinën që do të ofrojë të gjithë shërbimet publike, si edhe me shkollën e re, palestrën e amfiteatrin aty pranë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Kryeministri Rama në Facebook.