Të paktën një person ka humbur jetën ndërsa 4 të tjerë janë zhdukur pasi një shtëpi-kontejner e vendosur në një oborr është përmbysur nga shirat e dendura në rrethin Tut të provincës juglindore të Türkiye-s, Adıyaman.

 

Në rrethin Tut, i cili është një ndër vendet që u ndikua nga tërmeti me qendër në KahramanmaraÅŸ më 6 shkurt, një përrua vërshoi për shkak të reshjeve të dendura.

 

Guvernatori i Tokat-it, njëherësh koordinator për provincën Adıyaman, Numan HatipoÄŸlu njoftoi se një kontejner është përmbysur nga uji që ka kapluar rrethin.

 

Ai njoftoi se një person ka humbur jetën ndërsa 4 të tjerë janë zhdukur, duke shtuar se vazhdojnë punimet për t'i gjetur të zhdukurit.

 

Ndërkohë, ekipet e AFAD-it, policisë, xhandarmërisë dhe bashkisë vazhdojnë evakuimin e çadrave ku ka rrezik nga përmbytjet./AA