Ish-zëvendëskomandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari pas marrjes në pyetje nga SPAK ka deklaruar është thirrur në lidhje me një padi të bërë ndaj disa ish zyrtarëve të ushtrisë për bazën detare të Shëngjinit.

Në një komunikim për media, Meçollari u shpreh se mes të kallëzuarve është edhe Presidenti Begaj, në cilësinë e ish shefit të shtabit të përgjithshëm.

 

“Sot jam thirrur për shkak të padisë së dytë që  kam bërë që është padia në lidhja me bazën detare të Shëngjinit. Për këtë është ish shefi i shtabit të përgjithshëm Bajram Begaj, ish komandanti i forcës detare, Ilir Xhebexhia dhe ish komandanti i komandanti i policisë ushtarake Altin Kurti. Kanë lejuar ndërtimin enë pronën e ushtrisë të një godinë katër katëshe”, tha Meçollari, duke theksuar se “është presidenti që vendos për pronat e ushtrisë”.