Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra gjyqtarin Arben Konstandini.

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 9.3.2023, për subjektin e rivlerësimit, Arben Konstandini vendosi shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Arben Konstandini, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Xhensila Pine, Olsi Komici relator, Firdes Shuli anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

 

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

 

Arben Kostandini e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993. Ai punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Tiranë.