Lironi Diana Bahçen!

Kjo është thirrja e ministres së Shtetit për Parlamentin Elisa Spiropali pas arrestimit të Diana Bahçes në Shkodër, e cila u vu në pranga për akuzën e braktisjes së fëmijës së saj të parë, vetëm 8 ditë pasi solli në jetë fëmijën e dytë.

Spiropali e cila ngre një sërë pyetjesh në lidhje me arrestimin e nënë lehonë, kërkon që të merren masa për magjistratët që dhënë këtë vendim pa ndërgjegje e pa tru.

“Lironi Diana Bahçjen! Cila prokurori, cila gjykatë, cili njeri, kërkon konvertimin e një gjobe në arrest për një nënë lehonë?! Si arrestohet një grua në kushte të tilla?! Mos janë të njëjtët që lehtësojnë masat e dënimit për burra kriminelë që dhunojnë e vrasin gra të pafajshme?! Institucionet e reja të drejtësisë të analizojnë a ka padrejtësi sistemike në dënime ku i dobëti nuk ka ku të qahet?! Merrni masa për magjistratë pa ndërgjegje e pa tru!’- shkruan Spiropali.

Diana Bahçja është dënuar me 50 ditë burg për braktisjen e fëmijës nga martesa e parë, por bashkëshorti i saj Naim Bahçja pretendon se është detyruar të largohet pasi ish-bashkëshorti e dhunonte dhe nuk e lejonte të takonte vajzën.  28-vjeçari kërkon lirimin e gruas pasi e ka vështirë qoftë për ushqyerjen ashtu dhe për kujdesin e djalit që sapo ka mbushur dy javë.

Ndërkohë ditën e djeshme është zbuluar edhe procesverbali i mbajtur për arrestimin dhe dërgimin në burg të nënës lehonë, Diana Bahçja. Në dokumentin e firmosur nga vetë e reja më datë 7 mars të vitit 2023, shënohet se OPGJ-ja (oficeri i Policisë Gjyqësore) ka vendosur që edhe pse 27-vjeçarja ka pasur një foshnjë të porsalindur, për të cilin duhet që të kujdesej. Por në dokument bie në sy fakti që Diana ka firmos edhe vetë dokumentin, ndoshta dhe pa e ditur çfarë ishte, ose e shtyrë për të përfunduar procedurën, pa e ditur ndoshta që ligji e mbronte për shkak të gjendjes së saj.